Çako: Kufijtë e rajonit, barrierë e pakalueshme për krimin
16/12/2015 09:45
Kufijtë e rajonit t’i kthejmë në barriera të pakalueshme për aktivitetet kriminale është shprehur drejtori i policisë Haki Çako. Ai mori pjesë në forumin e Romës, një nismë e policisë italiane me Europolin.
“Të forcojmë bashkëpunimin ndërmjet policive të rajonit me qëllim që kufijtë t’i kthejmë në barriera të pakalueshme për aktivitetet kriminale dhe nga ana tjetër t’i kthejmë ato në vija të padukshme për lëvizjen e qytetarëve tanë”, është shprehur Çako.
Gjatë forumit të Romës u trajtuan tema si emigracioni i parregullt, terrorizmi, krimet e natyrës grabitqare dhe riinvestimi i kapitaleve me prejardhje kriminale.
Top Channel