Itali, atentat ndaj dy shqiptarëve; vdes njëri prej tyre

15/12/2015 09:55

Një atentat me armë zjarri është verifikuar në një bar në qytetin e Milanos, në Itali, ku pre e plumbave kanë rënë dy shtetas shqiptarë.

Sipas njoftimeve të mediave italiane, një nga personat në fjalë, 26 vjeç dhe me precedentë penalë, ka humbur jetën në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 të së hënës në lagjen Piotello, ku personi tjetër ka mbetur i plagosur.

Ky i fundit rezulton një 30-vjeçar punonjës i lokalit e që për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve, të shtënat kanë ardhur nga dy persona. Mbi ngjarjen hetojnë karabinierët e qytetit verior të vendit fqinj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA