Fier, dhunonte të atin; pranga 37-vjeçarit

15/12/2015 09:30

Agjentë të sektorit të krimeve në Fier kanë arrestuar në orët e fundit një 37-vjeçar, nën akuzën e ushtrimit të dhunës në familje.

Sipas një komunikate për shtyp të drejtorisë lokale të policisë, në pranga ka përfunduar shtetasi Erjon Stefa, banues në lagjen “Sheq i Vogël”.

Ndalimi i tij ka ardhur pas sinjalizimeve se ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij 68 vjeç.

Pas arrestimit materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit të Fierit për procedimin e mëtejshëm të 37-vjeçarit, nën akuzën e “dhunës në familje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA