Agjentë të sektorit të krimeve në policinë e Elbasanit kanë arrestuar në orët e fundit një 36-vjeçar të përfshirë në një konflikt fizik me një person tjetër, duke parandaluar degradimin e përplasjes mes tyre.
Sipas një njoftimi për shtyp të drejtorisë lokale të policisë, në pranga ka përfunduar shtetasi Gëzim Gjoshi, i cili ka kanosur me armë të ftohtë një person tjetër.
Sipas njoftimit, pas marrjes së sinjalizimit, uniformat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur neutralizimin e agresorit dhe duke shmangur kështu degradimin e sherrit.
Në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes është sekuestruar arma e 36-vjeçarit, një thikë, ndërsa po mblidhen dëshmitë e personave përreth.
Top Channel