Puthje në ballë dhe votim për zgjedhjen e bosit

11/12/2015 22:20

Puthje në ballë për kumbarin dhe votime për të zgjedhur kreun e familjes, tashmë e tkurrur në një grusht anëtarësh.

Hetimet e karabinierëve në Siçili kanë zbuluar traditat dhe zakonet e familjes mafioze të zonës Santa Maria di Gesu, në Palermo.

Telekamerat dhe përgjuesit e hetuesve kanë regjistruar mbledhjet me fjalimet tradicionale të mafiozëve, zgjedhjet që ata zhvillonin (me një të ngritur të dorës) dhe më pas puthjen në ballë kumbarit të ri, që në këtë rast ishte Giuseppe Greco.

Hetuesit kanë arritur gjithashtu të zbardhin një vrasje të ndodhur më 3 tetor në Palermo, që kishte qenë një hakmarrje ndaj një sulmi të ardhur nga një familje tjetër.

Pas mbledhjes së provave, karabinierët kanë vënë në pranga 6 anëtarët e familjes, që dikur, në fillim të viteve ’90, ishte ndër më të respektuarat me rreth 250 anëtarë.

Sërish përmes përgjimeve është konstatuar se, pas marrjes së informacionit për kryerjen e vrasjes, bosi i familjes kishte kënduar këngën e njohur “Volare”, të Dommenico Modugno.

Prokurorët e Antimafias kanë deklaruar se, hetimet kanë treguar kthimin e grupeve mafioze tek traditat e vjetra të zgjedhjes së bosëve, e cilësuar kjo një lloj “demokratizimi” kriminal, pas viteve të tiranisë të korleonezëve të Toto Riina dhe Bernardo Provenzano.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA