Ndryshe nga sezonet e mëparshme të dimrit, ku moda ishte e orientuar te ngjyrat  e errëta, 2015 ka sjellë revolucion.

Bezha dhe nuancat e saj  kanë pushtuar pasarelat e modës dhe jo vetëm, gardërobat e femrave janë orientuar drejt ngjyrave të zbehta.

Palltot, pardesytë, bluzat, golfet…dhe fustanet për herë të parë në 15 vitet e fundit, janë dizajnuar me këtë grup nuancash. Mbrapa nuk ngelen as ngjyrat e zbehta rozë, apo blu e lehtë. Leatrice Eisman, drejtoresha ekzekutive te “Pantone”, autoritetit më te njohur botërisht që orienton trendet e ngjyrave në një shumëllojshmëri të industrish, e shpjegon se kjo zgjedhje e stilisteve këtë vit nuk është rastësore. Sipas saj këto nuanca të bezhës të falin një ndjenjë qetësuese, paqeje dhe relaksimi.

Tapeti i kuq i Oscar-it dhe shumë eventeve të mirënjohura ndërkombëtare, u pushtuan nga këto ngjyra. Emra të njohur si Jeniffer Lopez, Oprah, apo Jeniffer Aniston mbanin veshur kombinime të nuancave të zbehta.

Ndaj stilistët këshillojnë se për të qenë edhe ju trend i këtij viti, sigurisht që në gardërobën tuaj duhet të keni të paktën 1 nga “50 hijet e bezhës”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA