“Do bëj një kallëzim në polici”, Egla Ceno përballet me një situatë të vështirë rreziku: Mos më prek damarin e Cenos se nuk të… Kur flitet për Santa Claus, mendja të shkon gjithnjë te dhurata për festat e fundvitit, por personi që simbolizon festat më të dashura ka edhe shpirtin e bamirësisë. Këtë u përpoqën ta tregonin 150 persona në Njuri të Maine, të cilët të veshur me kostumin e Babagjyshit, organizuan një garë me ski për mbledhje të ardhurash të dhëna për fondin “Sunday River Community”.
Të shoqëruar nga dielli shkëlqyes, pjesëmarrësit në këtë aktivitet e përshkuan itinerarin nga hekurudha Broadway te Sunday River, për ta mbyllur atë në një atmosferë vërtetë të gëzueshme, ku pati nga ata që shfaqën aftësi edhe në vallëzim.
Në përfundim të evenimentit, shuma e mbledhur ishte 2000 paund, gjë që u cilësua si një sukses nga organizatorët.
Top Channel