Masa për Haxhi Giun; gjykata, vërejtje prokurorisë për mënyrën e arrestimit

05/12/2015 10:45

Gjykata e Krimeve të Rënda e ka konsideruar jo korrekt qëndrimin e prokurorisë për mënyrën se si e arrestoi prokurorin e Krujës, Haxhi Giu, i dyshuar për korrupsion pasiv.

Gjatë seancës ku u verifikuan me dyer të mbyllura kushtet e zbatimit të masës së dhënë më herët në mungesë të Giut, gjykata i ka tërhequr vëmendjen prokurorisë se, përse nuk ka zbatuar urdhërimin e saj të datës 2 dhjetor.

Në këtë vendim të tre ditëve më parë, kur edhe shpalli masën e sigurimit personal “arrest me burg”, gjykata urdhëronte që ekzekutimi i masës të bëhej nga policia gjqyësore  e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Por gjatë seancës së kësaj të shtune, kjo gjykatë konstatoi se arrestimi i prokurorit Giu nuk ka ndodhur sipas përcaktimit, por është kryer nga agjentë të Policisë së Shtetit dhe në mënyrë demonstrative me kamera.

Gjatë seancës së vleftësimit, gjykata ka urdhëruar që në bazë të nenit 37 për prokurorinë, prokurori Giu të qëndrojë në një ambjent të veçantë dhe pa asnjë person tjetër në qelitë e paraburgimit.

Ky urdhër i gjykatës jepet për shkak se Giu, i njohur si prokuror i dosjes “Hajdari”, ka përfaqësuar akuzën e shtetit për mbi 20 vjet dhe për këtë arsye vihet në rrezik siguria dhe personaliteti i tij.

Prokurori Giu u arrestua pasi dyshohet se ka pranuar të marrë një shumë parash në këmbim të zbutjes së pozitave të një të dyshuari për çështje droge. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA