Ka rënë në pranga anëtari tjetër i grupit të grabitësve që vinin në shënjestër pikat e karburantit në qarkun e Elbasanit.
Efektivët të policisë së Elbasanit, në bashkëpunim me kolegët e pikës kufitare të Morinës bënë të mundur ndalimin e shtetasit Endrit Goga.
Sipas një njoftimi për shtyp, 19-vjeçari Goga ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Trojas”, gjatë ekzekutimit të të cilit ditë më parë u arrestuan dy anëtarë të grupit të grabitësve.
Goga rezulton banues në Cërrik dhe nga hetimet është vërtetuar pjesëmarrja e tij në grabitjen me dhunë të datës 13 tetor të një pike karburanti në fshatin Trojas.
Materialet hetimore i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Elbasani për procedimin e mëtejshëm të të riut, që akuzohet për “vjedhje me dhunë të kryer në bashkëpunim”.
Top Channel