Lushnje, Gjermeni dhe Braçe tek varrezat e dëshmorëve

29/11/2015 11:35

Në Varrezat e Dëshmorëve të Lushnjes, ministrja Eglantina Gjermeni dhe deputeti Erion Braçe kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule në një ceremoni për 71-vjetorin e çlirimit të vendit.

Homazhe janë bërë edhe nga kreu i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe, nënprefekti Ilir Dervishi, veteranë të luftës dhe familjarë të dëshmorëve.

Ministrja Gjermeni në fjalën e saj theksoi se gjithmonë shqiptarët janë rreshtuar në anën e duhur të luftës dhe për këtë duhet të ndihemi krenarë.

Ndërsa kryetari i bashkisë Fatos Tushe deklaroi se kur vjen puna për kauza të mëdha, shqiptarët zgjedhin rrugën e duhur, siç është lufta kundër terrorizmit dhe përpjekjet për në Bashkimin Evropian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA