WhatsApp zbulon një version të rremë të krijuar nga një kompani italiane, 200 përdorues të spiunuar
Samsung ka triumfuar edhe njëherë përballë Apple. Telefoni Galaxy S6 Edge ka rrëmbyer çmimin “Pajisja e vitit” në “Pocket-lint Awards” që mbahet në Londër.
Megjithatë, Apple nuk mbeti pa çmim në këtë mbrëmje, pasi në kategorinë “Tableti më i mirë” u zgjodh pajisja e kompanisë amerikane iPad mini 4, duke triumfuar përballë Microsfot Surface 3.
Po ashtu, orët smart të Apple kanë arritur të shpallen si pajisjet më e mirë në shumë funksione, duke bërë që kompania amerikane të largohet me dy çmime të rëndësishme.
Në kategorinë “Laptopi më i mirë” ka trumfuar Dell me XPS 13, duke lënë të dytën Apple me Macebook. Ndërkohë, që në kategorinë e lodrave smart Sphere është shpallur më e mira me Star Wars BB-8.
“Ndikimi i Apple në këtë industri vazhdon të ndjeheet duke fituar dy çmimet kryesore dhe duke qenë e dyta në dy kategori të tjera”, deklaroi Stuart Milej, shef ekzekutiv i “Pocket-lint”.
Top Channel