Grevën e së hënës me heshtje, refugjatët në kufirin jugor të Maqedonisë, të martën e kanë vazhduar me një grevë urie.

Shumë refugjatë nga Irani, të cilët dje me gjilpërë i qepën gojët e tyre, të martën kanë vazhduar grevën e tyre të urisë, duke shprehur kështu revoltën për shkak se Shkupi zyrtar i ndalon rrugëtimin e mëtejshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
 
Pjesëmarrësit e kësaj proteste qëndrojnë ulur mbi binarët e hekurudhës dhe refuzojnë marrjen e ushqimit që u ofrohet.

Ndërkohë, edhe refugjatë tjerë nga Maroku dhe Pakistani u janë bashkuar grevistëve iranianë që nuk mund të flasin dhe brohorasin parulla të ndryshme, duke bërë thirrje që t’u mundësohet ta vazhdojnë udhëtimin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA