Një nga 4 rinocerontët e fundit të bardhë që ekzistojnë në pjesën veriore të botës ka ngordhur të dielën në një park zoologjik të San Diegos, në Kaliforni.

Nola, një femër 41 vjeçe, që jetonte në park që prej vitit 1989, ndërroi jetë pas përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, bën të ditur kopshti kalifornian.

Tre rinocerontët e bardhë të mbetur, të gjithë në moshë të thyer, ruhen me vëmendje në Kenia. Lloji i këtij rinoceronti është shfarrosur nga gjahtarët ilegalë, që i vrasin për t’i marrë brirët.

Në përpjekje për të ruajtur llojin, kopshti i San Diegos ka marrë në pronësi 6 femra rinoceronti të bardhë nga Afrika e Jugut.

Kërkuesit e strukturës zoologjike po punojnë për zhvillimin e embrioneve të rinocerontit të bardhë, për t’ua vendosur femrave të ardhura, që do të shërbejnë si nëna surrogato.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA