Maqedoni, gjendet trupi i pajetë i ish-shefit të Zbulimit Ushtarak

23/11/2015 14:30

Në malet e zonës së Kërçovës është gjetur trupi i pajetë i ish-shefit të Zbulimit Ushtarak të Maqedonisë, Goran Sofeski. Policia dhe ekspertët mjeko-ligjorë ende nuk kanë bërë të ditur rrethanat në të cilat ka humbur jetën i ndjeri.

Sipas disa mediave opozitare maqedonase, Sofeski ka qenë në konflikt me ish-shefin e Shërbimit Sekret të Maqedonisë, Sasho Mijallkov, dhe se ai ishte një nga përkrahësit e opozitës, duke qenë edhe truproje i ministres aktuale të Punëve dhe Politikave Sociale nga radhët e LSDM-së, Frosina Remenski.
 
Sofeski ishte shpallur nga mbrëmë i zhdukur dhe së fundmi ka kontaktuar vetëm me babain e tij.
 
Pas kërkimeve intensive, trupi i tij i pajetë është gjetur nga gjuetarët lokalë dhe policia.
 
Sofeski njihet si ekspert i sigurisë dhe zyrtari që kishte zbuluar disa afera në ushtri, përfshirë edhe rastin e kontrabandimit me armë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA