Kur përballen në fushën e futbollit 11 lojtarë kundër po kaq të tillëve rezultati është i paparashikueshëm, por nëse të vjen një ndihmë ekstra nga lart, atëherë balancat prishen ndjeshëm.
Kjo ka ndodhur me skuadrën e Romfordit në ligën e tetë të futbollit anglez, pasi formacioni vendas përfitoi nga stuhia dhe era e fortë për të barazuar.
Romford barazoi 1-1 ndaj Tarok në ligën istimiane, por më shumë se rezultati në këtë nivel gjysmë-amator, bëri bujë një gol i veçantë.
Mbrojtësi i ekipit vizitor, Kamarl Dankan ishte autor injë veprimi komik, ndërsa tentoi të largonte topin. Ai shkelmoi sferën, por në vend që të largonte rrezikun, e çoi për shkak të erës në portën e tij.
Pikërisht kjo trajektore nuk ishte parashikuar nga portieri Ris Medën në minutën e 22. Ky gol i dha Romfordit avantazhin, por barazimierdhi në fund nga Rosuoll.
Top Channel