NASA nisi eksperimentet me Superball Bot, një robot krejtësisht i veçantë sa i përket pamjes, i cili mund të shërbejë për uljen në planetet e tjera në ta ardhmen.

Bëhet fjalë për një koncept të ri të “Inovative Advancet Concepts”, një program mbi të cilin agjencia amerikane e hapësirë po investon prej vitesh.

SuperBall Bot është një strukturë gjeometrike e komplikuar, por që i siguron elasticitet të madh dhe rezistencë ndaj përplasjeve të forta. Pikërisht kjo e fundit është menduar në rastet e uljeve në planete të tjera.

NASA thotë se SuperBall Bot mund të jetë embrioni i një teknologjie që do të revolucionarizojë mënyrën e mendimit dhe të ndërtimit prej shkencëtarëve dhe inxhinierëve të hapësirës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA