Emigrantët, Sllovenia e shqetësuar: Fluksi mund të vazhdojë 5 vjet
20/11/2015 18:05
Fluksi i emigrantëve në Slloveni mund të vazhdojë për të paktën 5 vjet, ka deklaruar sekretari i Shtetit për çështjet e brendshme, Bostjan Sefiç.
Sefiç është shprehur shumë i shqetësuar për parashikimet e një fluksi migrator nga Afrika drejt Evropës në vitet e ardhshme, që sipas tij mund të arrijë në 20 milionë persona.
“Kjo mund të çojë në një luftë për ujin dhe pasuritë natyrore”, ka deklaruar zyrtari në një konferencë të mbajtur mbi këtë temë në Lubjanë.
Në ditët e fundit, qeveria sllovene ka deklaruar se do të vendosë pengesa të përkohshme teknike përgjatë kufirit të saj me Kroacinë, për të kontrolluar fluksin e madh.
Top Channel