Sky prezantoi në Londër një familje të re dekoderash dhe lindjen e një sistemi në gjendje që të kalojë nga një ekran në tjetrin përmes pamjes, aplikacioneve, satelitit dhe 4K-së.

“Donim të revolucionarizonim televizorin përmes një përvoje në gjendje që të ofrojë vizion, fleksibilitet dhe larmishmëri në disa ekrane njëkohësisht me vetëm një dekoder”, thotë Jeremy Darroch, kreu i Sky.

Përmes kësaj platforme mund të shihen programe apo stacione të ndryshme në pesë ekrane të ndryshëm dhe të regjistrohen katër të tjerë njëkohësisht. Dhe jo vetëm kaq, dekoderat mund të funksionojnë edhe si shpërndarës interneti (Wi-Fi).

Këto janë disa prej risive që bëhen publike deri më tani, ndërkohë që pas hedhjes në treg premtohen të tjera përditësime dhe surpriza, mes të cilave zgjerimi i aplikacioneve të ndryshme, përfshirë këtu edhe Youtube, sa për 4K, bëhet fjalë për ofrimin e filmave, sportit dhe serialeve dhe duhet pritur disa muaj sa të jetë funksional.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA