Starmer mbledh liderët e biznesit, pritet të shqyrtojnë ndikimin e luftës Iran–SHBA në ekonominë britanike Alarmi për akte të mundshme terrorizmi në Itali është shtuar shumë së fundmi. Sipas një raporti të Drejtorisë hetimore të Antimafias, FBI ka paralajmëruar se rreziku i atentateve në Itali është rritur, megjithsëse nuk ka sinjale të drejtpërdrejta kërcënimi.
Me sa dihet, pikat më delikate konsiderohen bazilika e Shën Pjetrit në Romë, ajo e “Duomos” në Milano dhe teatri “La Scala”, po në Milano.
Në dokumentin që ka mbërritur nga Shtetet e Bashkuara duket se nuk ka asnjë element kohor, ose të dhënë mbi llojin e mundshëm të atentateve. Megjithatë, në Milano janë dërguar menjëherë 250 forca shtesë.
Ndërkohë, në Itali po përgatitet edhe një plan i veçantë sigurie për periudhën e Jubileut të jashtëzakonshëm, që hapet pas pak javësh më 8 dhjetor, e që do të vazhdojë deri më 20 nëntor të vitit të ardhshëm në kryeqytet.
Përveç 700 forcave shtesë që do të jenë vigjilentë në pikat strategjike, parashikohet mbyllja e hapësirës ajrore mbi kryeqytet dhe forcimi i kotrollit të fluturimit të “drone”-ve.
Vetëm gjatë ditës së sotme, në Romë ka pasur dy alarme të rremë për bomba, në metropolitanë dhe në Ambasadën e SHBA-ve. Në të dyja rastet janë mbyllur rrugët përreth, si dhe disa stacione.
Top Channel