Çelësi i një marrëdhënieje të lumtur? Bëni seks vetëm një herë në javë
19/11/2015 12:35
Ka shumë artikuj që thonë se çiftet që bëjnë më shumë seks janë më të lumturit, por një studim i ri e hedh poshtë këtë gjë. Sipas këtij studimi të realizuar nga Universiteti Toronto-Mississauga, çelësi i lumturisë së një çifti është të bërit seks vetëm një herë në javë.
I bazuar në një sondazh me 30 000 persona mbi 40 vjeç, kërkuesit shkencorë dolën në përfundimin se niveli i lumturisë rritej për çiftet që bënin seks një herë në javë, por nuk rritej më përtej kësaj frekuence.
Udhëheqësja e këtij studimi, Amy Muise, shpjegon: “Ne kemi dalë në përfundimin se është e rëndësishme të mbash një lidhje intime me partnerin tënd, por nuk është e nevojshme të bësh seks çdo ditë”.
Top Channel