Burime pranë autoriteteve të sigurisë në Francë kanë deklaruar se kamerat e survejimit mund të kenë kapur edhe sulmuesin e nëntë gjatë sulmeve të së premtes në Paris.
Video tregon personin e tretë në makinën që përdori grupi që sulmoi restorantet dhe baret. Nuk bëhet e qartë nëse sulmuesi i nëntë është njëri nga dy të arrestuarit në Belgjikë apo është ende në liri.
Ndërkohë, policia është duke hetuar edhe një makinë të marrë me qira nga Salah Abdeslam, i dyshuari i tetë që është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Makina e tipit “Renault Clio” me targa belge është gjetur e parkuar pranë Montmartre në veri të Parisit.
Hetuesit besojnë se makina është përdorur për të transportuar sulmuesit nga Belgjika në Francë, vend ku autoritetet franceze janë të bindura se është organizuar sulmi.
Top Channel