Presidencialet në SHBA, tërhiqet nga gara edhe Bobby Jindal

18/11/2015 03:10

Guvernatori i Luizianës, Bobby Jindal është tërhequr nga gara Presidenciale, pasi dështoi prej muajsh që të fitonte terren në “luftën” e ashpër mes kandidatëve republikanë.

Pavarësisht se në fillim u duk si një kandidat i denjë, sidomos në shtetin e Ajoas, 44-vjeçari ka qenë shumë dobët në sondazhet nacionale.

“Nuk është ende koha ime”, deklaroi Jindal, duke u bërë kështu kandidati i tretë republikan që heq dorë nga gara. Para tij, edhe guvernatori i Teksasit, Rick Perry dhe ai i Uiskonsit, Scott Walker u tërhoqën.

Gjatë fushatës së tij, guvernatori Jindal humbi vota duke prekur tema të ndjeshme si të drejtat e homoseksualëve apo për ekstremistët islamikë.

Jindal, i biri i një emigranti indian, që në fillim u mundua të distancohet nga e origjina e tij, duke thënë se “nuk ka indiano-amerikanë, afro-amerikane, irlandezo-amerikanë, amerikanë të pasur apo amerikanë të varfër, por vetëm amerikanë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA