Militantët e ISIS kanë publikuar numrin e fundit të revistës së tyre propagandistike në të cilën ata tregojnë se si arritën të rrëzojnë avionin rus mbi Sinai më 31 tetor.
Në revistën “Dabig”, e cila botohet në anglisht, pretendohet se avioni u bombardua duke përdorur një mjet shpërthyes të improvizuar, i cili ishte vendosur brenda një kanoçeje “Schweppes”.
Me titullin “Vetëm Terrori”, revista hapet me imazhin e një prej viktimave të Parisit, i cili është duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në revistën, pretendimet e të cilit nuk mund të verifikohen, thuhet se ishte planifikuar shumë kohë më parë sulmi në një avion, por ishte menduar që ai t’i përkiste udhëheqësve të koalicionit ndërkombëtarë kundër ISIS, por më pas është marrë vendimi që ai të ishte një avion rus.
Militantët e ISIS nuk japin detaje se si kishin arritur të fusnin mjetin shpërthyes në avion, por ata thonë se kjo mund të përsërit sërish në të ardhmen.
Top Channel