Gjatë orëve të natës, policia në Francë ka bastisur 168 vendbanime ku dyshohej se jetonin persona të dyshimtë.
Kontrollet janë bërë në zona të ndryshme dhe sipas ministrit të Brendshëm, Bernard Cazeneuve gjatë tyre janë arrestuar mbi 20 persona.
“Janë arrestuar 23 vetë dhe janë sekuestruar 31 armë zjarri, disa prej të cilave armë lufte”, ka deklaruar Cazeneuve.
Një ditë më parë, Cazeneuve pohoi se ka filluar nismat për mbylljen e disa xhamive ku persona predikojnë dhe bëjnë thirrje për dhunë.
“Nuk e shikoj gjendjen e jashtëzakonshme vetëm si luftë për të sulmuar predikuesit e urrejtjes, por gjendja e jashtëzakonshme duhet të na lejojë të jemi më të shpejtë”, vuri në dukje ai.
Më herët ministri parashtroi edhe mundësinë e vendosjes së një shtetrrethimi në Paris, pas sulmeve të së premtes. “Prefektët kanë mundësinë që ta dekretojnë shtetrrethimin”, tha Cazeneuve për mediat franceze.
Top Channel