Papa: Parisi, një copëz e luftës së tretë botërore
14/11/2015 20:55
“Kjo është një copëz e luftës së tretë botërore dhe për këto gjëra nuk ka justifikime”.
Kështu ka deklaruar Papa Françesku, në reagimin e radhës ndaj ngjarjeve tragjike të Parisit.
“Kjo nuk është njerëzore, prandaj i jam pranë të gjithë Francës që e dua aq shumë”, ka thënë më tej ati i shenjtë.
Ai është shprehur “i prekur dhe i hidhëruar” për ngjarjet e së premtes mbrëma, që sipas tij janë të vështira për t’u kuptuar edhe pse bëhen nga vetë njerëzit.
“Për këtë jam i prekur, i hidhëruar dhe lutem. Jam pranë familjarëve të viktimave dhe lutem për të gjithë ata”, ka thënë më tej Papa Françesku.
Top Channel