Artan Kutra flet për situatën në Paris

14/11/2015 00:15

Gazetari i “Radio France Internationale”, Artan Kutra në një lidhje telefonike në “Revistën Televizive të Mbrëmjes”, foli mbi situatën e terrorit në Paris. Ai tha se mbrëmja e së premtes ishte tragjike për Parisin.

Kutra tha se numri më i madh i viktimave është shënuar në qendrën e arteve “Paris Bataclan”. “Disa persona me maska dhe armë kanë qëlluar në një prej sallave më të mëdha të Parisit, duke vrarë me dhjetëra persona dhe kanë marrë peng rreth 100 të tjerë. Është qëlluar me armë automatike, në sallën e koncerteve. Zyrtarisht nuk ka një numër të saktë të viktimave. Ndërsa aty po mbahen aktualisht rreth 100 pengje”, tha Kutra.

Gazetari i “Radio France Internationale” tha se menjëherë pas ngjarjes është mbledhur Këshilli i Urgjencës, ku po diskutohet për masat e menjëhershme.  “Është vendosur menjëherë “plani i kuq alfa”, i cili parashikon masa urgjente kundër terrorizmit, ndërsa janë mbyllur menjëherë kufijtë me shtet fqinje. Si dhe janë liruar një numër i madh shtretërish për t’i ardhur në ndihmë personave të plagosur në këto ngjarje të rënda”, tha Kutra.

Ai tha se ende nuk mund të flasim nëse këto sulme kanë ardhur nga ISIS, pasi tashmë është e rëndësishme t’u vihet në ndihmë persona të plagosur.

Që pas sulmeve në Charli Hebdo, ka pasur masa të shtuara, tha Kutra, “sidomos në institucionet më të rëndësishme dhe qendrat e mediave”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA