Birmani, Su Kyi fituese, por s’bëhet dot presidente
13/11/2015 14:40
Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të para të lira në Birmani prej një çerek shekulli konfirmuan fitoren dërrmuese të partisë në opozitë, Lidhja Kombëtare për Demokraci.
Bëhet fjalë për partinë e themeluar dhe drejtuar nga mbrojtësja e paepur e të drejtave të njeriut, Aung San Su Kyi, triumfi i të cilës i jep fund dekadave të tëra të sundimit ushtarak në këtë vend.
Me shumicën e Parlamentit nën kontrollin e saj, partia e Su Kyi tani do të jetë në gjendje të zgjedhë presidentin e ardhshëm të Birmanisë.
Por vetë politikania, e konsideruar një simbol i lëvizjes për demokraci, nuk mund të pretendojë postin e kreut të shtetit, pasi kushtetuta e hartuar gjatë regjimit ushtarak ia ndalon një gjë të tillë.
Top Channel