Rikthehet “Flet me Ilnisa Agolli”, hapësira e të vërtetave që zgjedhim të shmangim Ishte viti 2005, kur gazetari amerikan Michael Pollan vendosi të mos bëhej vegjetarian. Asokohe, ishte duke shkruar atë, që më vonë do të kthehej në “bestseller”: “Dilema e një mishngrënësi”.
Pollan i dha zgjidhje duke preferuar mishin, dhe jo të çfarëdollojshëm. Publicisti deklaroi se do të konsumonte vetëm atë që njihet si “grass-fed”, mish që vjen nga kafshë të ushqyera me bar.
“Gjedhët nuk janë krijuar të hanë drithëra nëpër stalla, por që të përtypin jeshillëqe jashtë në natyrë”, këmbëngul guru i ushqimit bio.
Në krah të tij kanë dalë një sërë personalitetesh amerikane, ndër më influentët e sektorit: aktivistja e “Sloë Food”, Alice Waters; ish-kritikja e gastronomisë te “New York Times”, Ruth Reichl; njeriu që bën mrekulli me gatimin, Martha Stewart; dhe shefi i njohur i kuzhinës, Sean Brock.
Për të gjithë ata, mish quhet vetëm ai që vjen nga gjedhët e rritur në kullota. Nuk është tendencë, – sqarojnë ekspertët, – mos e quani modë; është thjesht domosdoshmëri.
Një studim i organizatës jofitimprurëse amerikane “Consumer Reports”, i publikuar nga “New York Times”, tregon rezultatin e analizimin të mbi 300 kampionëve të marra nga mishra të ndryshëm.
Sipas tij, “grass-fed” përmban më shumë Omega 3, më shumë antioksidantë, më shumë vitamina e më pak bakterie rezistente ndaj antibiotikëve, krahasuar me mishin e kafshëve të ushqyera me drithëra.
Top Channel