Ja letra e dorëheqjes së Nasip Naços

09/11/2015 19:45

Ministria e Drejtësisë ka publikuar letrën e dorëheqjes së ish-kreut të këtij dikasteri, Nasip Naço. Ky i fundit, duke iu drejtuar kryeministrit Rama, e falënderon për bashkëpunimin, ndërkohë që thotë i bindur se reforma në drejtësi kërkon një nivel më të lartë bashkëpunimi dhe bashkëveprimi.

Naço shpreson se akti i dorëheqjes do të ndihmojë në krijimin e klimës së bashkëpunimit të kërkuar për reformimin e sistemit të drejtësisë.

Letra e plotë:

I nderuar zt. Kryeministër

Duke ju falendëruar për bashkëpunimin e deritanishëm, por duke qenë i bindur se reforma në drejtësi dhe përmbushja e një roli më thelbësor të Ministrisë së Drejtësisë në përmirësimin e mirëqeverisjes dhe funksionimit të drejtësisë kërkon një nivel më të lartë të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të të gjithë aktorëve, jap dorëheqjen time si ministër i Drejtësisë.

Duke shpresuar që në çdo rast ky akt të ndihmojë në krijimin e klimës së bashkëpunimit të kërkuar për reformimin e sistemit të drejtësisë.

Ju uroj suksese në përmbushjen e obligimeve tuaja si kryeministër,

Me konsideratë,
Ministri
Nasip Naço

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA