OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud						
								
			Në një ditë të ngrohtë janari të 2014, Ron Louks, që kishte vetëm pak ditë në krye të sektorit të telefonisë inteligjente të Blackberry-t, udhëtoi drejt Las Vegasit, por jo për të provuar fatin në kazinotë e famshme të këtij qyteti, por për të vënë bast për të ardhmen e kompanisë kanadeze.
Basti u vendos me Google, me të cilën edhe drejtori i përgjithshëm i BB-së, John Chen kishte vendosur kontaktet me objektiv daljen në treg me një produkt me sistem operimi Android, sistemi më i përhapur në telefoninë inteligjente.
Pa u mbushur ende dy vite që nga ajo kohë, BlackBerry është gati për hapin e madh. Më datë 6 nëntor pritet hedhja në treg e BlackBerry Priv, telefoni i parë i kompanisë kanadeze me sistem operimi Android.
Me këtë veprim, BlackBerry heq dorë nga sistemi i vet i operimit për t’u përshtatur më mirë në treg dhe për t’u rikthyer në kohët e lavdishme, atëherë kur konkurronte me iPhone të Apple.
Por çfarë ofron Priv? E para një ekran prej 5.4 polësh me rezolucion 1440×2560 dhe densitet pikselash prej 540 ppi, mbrojtës Gorilla Glass 4, ekran të përthyer, 32 GB memorie të brendshme, 3 GB memorie të përkohshme dhe mbi 200 GB memorie të jashtme.
Sa i përket procesorit, ai është Cortex0A57 dual-core 1.8 GHz dhe quad-core 1.44 GHz Cortex A53. Cilësi dhe pastërti maksimale ofrohet edhe me kameran. 18 megapixel të kameras Schneider-Kreuznach garantojnë qartësinë maksimale, ndërsa kamera ballore është 2 megapixel.
Risi është edhe gjetja e tastjerës. Bëhet fjalë për një telefon me prekje (touch), por nuk hiqet dorë nga tastjera klasike, e cila tek BlackBerry Priv është opsionale. Pajisja është e ndërtuar me shina dhe mjafton një lëvizje e lehtë e pjesës së ekranit dhe nën të shfaqet tastjera fizike. Përdorimi i kësaj tastjerë është menduar kur keni duart e lagura apo kur jeni nostalgjikë për këtë formë tastjere.
Kaq sa u përket të dhënave kryesore, sigurisht pa harruar edhe çmimin, që pritet të shkojë nga 900 deri në 1000 dollarë.
Top Channel