Burri që punon si sozia e… Britney Spears

02/11/2015 11:45

Njihuni me Derrick Barry, burri i cili është bërë i pasur duke punuar si sozia e këngëtares së famshme Britney Spears. 31-vjeçari ka flokë të gjatë bjondë, mollëza të theksuara dhe gjoks, por çuditërisht thotë se këto janë rezultat i stërvitjes së rreptë dhe jo operacioneve plastike.

Derrick ka fituar rreth gjysmë milioni dollarë nga karriera e tij e veçantë dhe thotë se i pëlqen shumë puna që bën.

“Kur më takojnë, njerëzit mendojnë se jam me të vërtetë Britney Spears. Kurrë nuk e mendoja se do të fitoja para’ duke u shtirur sikur jam ajo”, thotë 31-vjeçari, i cili ftohet nëpër klube nate për të dhënë shfaqje si Britney.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA