Samsung Galaxy View tashmë erdhi
30/10/2015 00:00
Tashmë erdhi Galaxy View, tableti me ekranin Full HD, 18.4 polsh që duket si një televizor, me të cilin Samsung sfidon iPad Pro të Apple, që në fakt ka një ekran me përmasa më të vogla.
“Ofron një mënyrë tërësisht të re të shikimit të videove dhe zbavitjes në celular”, shpjegon K Shin, i Samsung Electronics.
Bateria e Galaxy View furnizon deri në tetë orë riprodhim videosh, shpjegon më tej kompania, për tu kënaqur sa më shumë, pa e pasur mendjen se mund t’ju bjerë bateria.
“Galaxy View përmes ekranit të madh dhe cilësisë së lartë të audios, ofron për konsumatorët një eksperiencë 360 gradë, që përfshin video, muzikë, lojëra, por edhe mundësinë për të bërë videotelefonata”, thotë Samsung
Top Channel