Për më shumë se një dekadë jemi mësuar me Valentino Rossi-n në pistat e MotoGP. “Doktori”, siç njihet ndryshe, nuk ka njohur pak ose aspak rivalitet përgjatë karrierës së tij mbi dy rrotat.
Por, sfida mbërrin nga Tokyo Motor Shoë dhe rivali nuk është aspak njerëzor. Për fjalë për një humanoid të ndërtuar nga Yamaha dhe të pagëzuar me emrin MotoBot.
Roboti është në gjendje që jo vetëm të drejtojë një mjet me dy rrota në pistë, por edhe të kapë shpejtësinë prej 200 kilometrash në orë.
Sigurisht, humanoidi nuk ka grintën, intuitën apo aftësitë e një piloti njerëzor në pistë, që të vendosë në bazë të rrethanave për të rritur apo ulur shpejtësinë, por shtëpia japoneze e prodhimit të motorëve thotë se ka mundësi që ta përmirësojë më tej atë.
MotoBot u testua mbi një motor R1M dhe sllogani i tij është: “Unë jam MotoBot dhe jam krijuar për të të parakaluar”.
Top Channel