Në një postim në faqen zyrtare të sigurisë së Facebook kompania bën të ditur se do të nisë të informojë përdoruesit nëse llogaria e tyre “është shigjetuar apo sulmuar nga një haker i dyshuar se punon në emër të kombit-shtet”.

“Teksa ne kemi ndërmarrë gjithmonë hapa për të siguruar llogaritë që ne besojmë se janë sulmuar, kemi vendosur t’ju tregojmë këtë paralajmërim shtesë, nëse ne kemi një dyshim të fortë se një sulm mund të jetë i sponsorizuar nga qeveria”, shkruan Alex Stamos, shefi i sigurisë i Facebook.

“Ne e bëjmë këtë sepse këto lloj sulmesh janë më të shpeshta dhe më të rrezikshme se të tjerat, dhe ne inkurajojmë personat e prekur për të ndërmarrë veprimet e nevojshme, për të siguruar llogaritë e tyre online”, vijon Stamos.

Kompania nuk tregon se si do e përcaktojë ajo një sulm që vjen nga hakera të sponsorizuar nga qeveritë, por thotë se do të japë një paralajmërim: “vetëm në ato raste kur provat mbështesin fuqishëm konkluzionin tonë”.

Top Channel