Foto/ Aktori i njohur “harron” Katy Perryn, kapet mat me modelen 21 vite më të re Për një telefon iPhone në Kinë raportohet se njerëzit shesin edhe veshkat, por në Rusi mjafton që të zhvishesh. Dy gra kanë pranuar që të heqin rrobat e tyre në mënyrë që të fitojnë një iPhone 5S.
Në një lokal nate në qytetin rus të Berezinikut, një grua pranoi të ngjitej në skenën e lokalit për shpërblimin e premtuar, ndërsa asaj shpejt iu bashkua edhe një tjetër grua që u mësua se ishte e martuar.
Kur njëra prej tyre tentoi të shfrytëzonte të brendshmet për t’u mbuluar, ato menjëherë iu morën nga personi që drejtonte “shfaqjen” i cili ia hodhi turmës së meshkujve të cilët po argëtoheshin.
Filmimet nga kërcimi i dy grave shpejt bënë xhiron e botës, ndërsa shumë kanë shprehur habinë se gratë kanë “sakrifikuar” shumë, pasi bëhej fjalë për një iPhone 5S, që tashmë është “jashtë mode”.
Top Channel