“Po shndërrohem në një statujë të gjallë”

23/10/2015 10:45

“Po shndërrohem në një statujë të gjallë”. Ashley Kurpiel vuan nga një çrregullim i rralë që i shndërron masën muskulare në kocka.

Sëmundja, e quajtur fibrodisplesia progresive është mjaft e rrallë dhe prek vetëm një grusht njerëzish në mbarë botën dhe Ashley është rasti i 300-të i njohur në Shtetet e Bashkuara.

Ashley thotë se pavarësisht faktit që mund të shndërrohet shpejt në një statujë pa mundur do që të lëvizë, jeton jetën e saj në maksimum duke dashur që të ndërgjegjësojë shoqërinë për të ndihmuar të tjerë persona që vuajnë nga e njëjta sëmundje.

Ashley është adoptuar që kur ishte 9 muajshe. Në moshën 2-vjeçare mjekët e diagnostikuan keq duke i prerë njërin krah, ndërsa më vonë do të kuptonin gjendjen e vërtetë të saj.

Fibrodisplesia progresive është një sëmundje që shndërron muskujt në kocka dhe personat që vuajnë nga kjo kthehen në të burgosur të skeletit të vet duke humbur lëvizshmërinë. Prej dekadash po punohet për gjetjen e një kure për këtë çrregullim, ndërkohë që është provuar se ndërhyrjet kirurgjikale për të hequr këto kocka shkaktojnë ripërtëritjen më agresive të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA