Në ditët e sotme, stimuluesit e erosit nuk janë të paktë dhe nuk është e vështirë për t’i gjetur, por ka disa ushqime që janë stimulues natyralë të dëshirës seksuale dhe një pjesë e tyre janë njohur që në lashtësi.
Universiteti kanadez Guelph ka përpiluar listën me disa ushqime që nxisin dëshirën seksual si për fermat ashtu edhe për meshkujt dhe nuk bëhet fjalë për ushqime që është e vështirë për t’i gjetur.
Qepa e kuqe; në Egjiptin e Lashtë u jepej skellëverve që punonin në ndërtimin e piramidave për të patur më shumë energji, efekt që i njihet edhe sot e kësaj dite. Përmban shumë oksid natriumi, një përbërës kryesor edhe për pilulat viagra. Këshillohet kryesisht për meshkujt, por i njihen efektet e nxitjes së erosit edhe tek femrat.
Hudhra; është provuar se dy thelbinj në ditë për 3 muaj radhazi luftojnë impotencën. Përveç kësaj ka edhe shumë efekte të tjera pozitive në organizëm, hiq këtu aromën e padurueshme.
Speci djegës; sa më i freskët aq më i mirë. Nxit fort dëshirën seksuale falë efektit që ka në përmirësimin e qarkullimit të gjakut.
Ngjala; peshqit në përgjithësi konsiderohen nxitës të erosit, por ngjala është në krye të listës sa i takon efekteve që jep dhe për këtë jo më kot flitet edhe në mitologjinë kineze dhe japoneze.
Sallata jeshile; ka efekte pozitive në rregullimin e qarkullimit të gjakut, e për pasojë edhe në nxitjen seksuale.
Top Channel