Protesta në Malin e Zi, Nimanbegu: Opozita, me sinjale antishqiptare

21/10/2015 12:15

Për shqiptarët e Malit të Zi, protestat e dhunshme në këtë vend janë të nxitura nga kundërshtarët e integrimit të këtij vendi të vogël në Bashkimin Europian dhe në Nato. I këtij mendimi është deputeti shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu.

“Këtu kemi pasur një huti të ngjarjeve ku ish nënkryetarët, profesorë të lartë nga parti politike që ishin për NATO, janë kundër NATO etj. Kjo protestë e udhëhequr nga Fronti Demokratik është lajmëruar para katër muajsh që do të jetë ne vjeshtë. Për mua sigurisht ka lidhje me rrugën e këtij subjekti të gjendet në skenën politike kur lideri tyre ka dalë jashtë subjektit politik, brenda opozitës dhe me ftesën e cila sigurisht ka ftesën për NATO”, thotë Genc Nimanbegu, deputet i Forces së Re.

Sipas deputetit shqiptar, opozita që proteston, kundërshton edhe anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe ai përmend se mbështetja e parë ishte nga Moska. Ndërsa për shqiptarët e Malit të Zi, është shqetësues fakti se në protestë ka sinjale anti shqiptare.

“Në protestë si një kulminim i asaj që ne shqiptarëve nuk na shkojnë në favor kanë qënë shumë simbole të cilat janë edhe kundër Kosovës si shtet i pavarur, simbole që janë të viteve ’90 dhe më herët të çetnikëve. Ka patur aty dhe përkrahje të kishës ortodokse serbe”, vijon Nimanbegu.

Nimanbegu thotë se përbërja nacionale e Malit të Zi nuk nxjerr asnjë kombësi mbi 50 përqind dhe se serbët dhe malazezët janë gjithmonë në një përplasje, edhe për drejtimin që duhet të marrë vendi.

“Koha për të cilën është përcaktuar që do të bëhet tubimi protestues, sigurisht konvenon dhe me kohën kur komisioni europian duhet të japë mendimin mbi ecurinë e Malit të Zi dhe të gjithë rajonit. Por dhe reagimi i parë që kanë bërë zyrtarë nga shtetet e huaja ka qënë reagimi nga Moska”, thotë Nimanbegu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA