Dhimbja e një të pastrehu
21/10/2015 17:30
Një fotograf anglez ka vendosur që të ndryshojë mendimin që kanë njerëzit për të pastrehët me anë të një seti fotografik mbresëlënës.
Lee Jefferies ka nisur që në vitin 2008 të fotografojë njerëzit që jetojnë rrugëve dhe që atëherë ka udhëtuar në SHBA dhe Europë për të mbushur albumin e tij të veçantë.
Fotografi tregon se kalon shumë kohë me personin që fotografon, në mënyrë që t’i fitojë besimin dhe të realizojë një foto sa më të mirë.
“Jetoj me ta për ditë të tëra. Vetëm pasi e shoh se kemi respekt reciprok, vë në punë aparatin”, thotë Lee për “Metro”.
Top Channel