Heqja e sanksioneve ndaj Sirisë, Presidenti Sharaa udhëton në SHBA për bisedime me Trump Të paktën tre ushtarë rusë raportohet të jetë vrarë, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur të hënën në mbrëmje në Siri kur një predhë goditi pozicionin e tyre.
Lajmi është bërë i ditur nga një burim ushtarak proqeveritar i nivelit të lartë në Damask, ndërsa deri tani zyrtarët rusë nuk kanë pranuar të komentojnë rastin.
Nëse ngjarja konfirmohet , atëherë kemi të bëjmë me humbjet e para ruse në njerëz në Siri që prej nisjes së operacioneve ajrore në mbështetje të regjimit të Damaskut, më 30 shtator.
Rami Abdulrahman, kreu i Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut, i cili monitoron konfliktin, foli për “Reuters” duke thënë se burimet e tij kanë konfirmuar ngjarjen, por nuk bëjnë të ditura shifra.
Burimi proqeveritar tha se të paktën 20 rusë ndodheshin në zonën e Nabi Younis kur ndodhi sulmi. “Me 90% sulmi u shkaktua nga militantët”, tha ai për “Reuters”, duke iu referuar grupeve kryengritëse, të mbështetur nga Hezbollahu në Liban dhe luftëtarëve iranianë.
Top Channel