Mania për të postuar online videon 35 sekondëshe ndoshta me idenë se ishte shumë për të qeshur, duket se do t’i kushtojë shtrenjtë babait të fëmijës së vogël të kthyer në protagonistin e pavullnetshëm të pamjeve filmike të xhiruara në Spanjë, e të shpërndara me shpejtësi në mbarë botën.

Burri, i cili mendohet të jetë me shtetësi rumune, shihet në filmim duke i vendosur të miturit në gojë një cigare, pas kësaj, i jep të pijë edhe alkool.

Indinjata ka qenë e menjëhershme e rrjeti është mbushur me komente, ku kërkohet identifikimi i personave dhe ndërhyrja e shërbimeve sociale për ta gjetur kush është ky njeri e për t’ia marrë fëmijën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA