Radioaktiviteti i Fukushimës, qeveria pranon: Shkaktoi kancer

20/10/2015 13:55

Qeveria japoneze ka pranuar lidhjen mes sëmundjes së leucemisë që ka prekur një punetor të impiantit nuklear të Fukushimës, dhe rrezatimeve të lëshuara nga impianti pas incidentit bërthamor të vitit 2011.

Edhe 6 punonjës të tjerë janë prekur nga kanceri…Kjo është hera e parë që ekspozimi ndaj radioaktivitetit në Fukushima, njihet zyrtarisht si shkaktar i sëmundjes. Kur tërmeti dhe tsunami i fuqishëm që shkaktuan rreth 20 mijë të vdekur, goditën centralin e Fukushima Daichi, e gjithë zona u evakua, por gati menjëherë, shumë punonjësve dhe teknikëve iu kërkua të riktheheshin në punë për rikthimin e sigurisë në zonë, punime këto që vazhdojnë ende edhe sot, rreth 4 vjet pas katastrofës.

Të enjten e kaluar Japonia vuri në punë reaktorin e dytë bërthamor mbi bazën e masave të reja e strikte të sigurisë, të ndërmarra pas tragjedisë së vitit 2011. Bëhet fjale për njësinë numër 2 të centralit të Sendai në prefekturën jugore të Kagoshimës, e menaxhuar nga Kyushu Electric Power. Dy muaj më parë, po në të njëjtën strukturë u riaktivizua njësia numër një.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA