Kinë, ngadalësohet rritja ekonomike; në 3-mujorin e fundit më e ulëta ndër vite

19/10/2015 12:45

Rritja ekonomike e Kinës në tremujorin e fundit ishte më e ulëta në vite të tëra.

Ndonëse konsiderohet pak më lart se pritshmëritë, 6.9 përqindëshi i regjistruar gjatë periudhës në fjalë pritet t’i shtojë presionet mbi ligjvënësit vendas që të forcojnë politikat monetare për të frenuar ngadalësimin e ekonomisë.

Kjo e fundit është goditur fort nga paqëndureshmëria e madhe e tregjeve të aksioneve gjatë muajve të verës, si dhe të dhënat e dobëta ekonomike që kanë mbjellë shqetësim në tregjet anembanë botës.

Të dhënat e mëhershme nga manifaktura sugjeronin se sektori në fjalë do të vazhdonte kontraktimin edhe gjatë shtatorit.

Po gjatë muajit të kaluar, importet pësuan një rënie të ndjeshme, ndërsa inflacioni u lehtësua më shumë nga sa pritej, duke rritur frikën për një ngadalësim më të shpejtë të asaj që konsiderohet ekonomia e dytë më e madhe e botës.

Nga ana e saj, qeveria kineze është përpjekur të ndryshojë kah, nga një ekonomi e udhëhequr nga eksportet në një ekonomi konsumi dhe të kryesuar nga shërbimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA