Turqi, Merkel prezanton planin e ndihmave

18/10/2015 17:50

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u takua me Presidentin dhe kryeministrin e Turqisë ditën e diel për të prezantuar planin e hartuar nga Bashkimi Europian i cili do t’i vijë në ndihme Turqisë dhe fluksit të refugjatëve në Europë.

Por jo vetëm, pasi në këtë takim u propozuan tre çështje. Së pari, ofrimi i 3 miliardë eurove Turqisë për të përballuar kostot e shpenzimeve për refugjatët; së dyti, udhëtimin pa viza në BE për shtetasit turqë; dhe së treti, rinisjen e bisedimeve të ngelura pezull për anëtarësimin e Turqisë në Union.

Vendi pret rreth 2.5 milionë refugjatë, shumica prej tyre siriane. Ndërkohë që vizita e Merkel në Turqi shërben edhe si moment për të diskutuar me liderët edhe per luftën kundër terrorizmit në Siri dhe për respektimin e të drejtave të njeriut në Turqi.

Kjo për shkak të angazhimit të Turqisë në konfliktin e Sirisë, si edhe lejimin e bazave të saj për misionet e forcave merkane dhe koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër ISIS.

Po ashtu, muajt e fundit në Turqi janë shpeshtuar rastet e hedhjes në gjyq të gazetarëve me akuzën për shpifje ndaj Presidentit Rexhep Tayyip Erdogan, çka shumë aktivistë vendas, por edhe ndërkombëtarë, e kanë cilësuar si shkelje të drejtës së të shprehurit, si një nga themelet e lirisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA