Pas shumë kërcënimesh dhe alarmesh të rreme, beteja vendimtare për qytetin e dytë më të madh të Sirisë tashmë ka filluar. Forcat e regjimit sirian u nisën drejt krahinës veriore të ndihmuar nga avionët rusë, por ata u përballën me rezistencë të ashpër nga forcat rebele të pozicionuara në zonë.
Që kur Moska filloi fushatën ajrore në mbështetje të Bashar al-Assad, ushtria dhe aleatët e saj kanë nisur katër ofensiva tokësore kundër forcave rebele në veri të Sirisë në pjesën qendrore të saj.
Por, kontrolli i qytetit Alepo, qendrës ekonomike të paraluftës në Siri, ka qenë i ndarë nga mesi i vitit 2012. Forcat qeveritare kontrollojnë pjesën perëndimore të qytetit, ndërsa pjesa më e madhe e provincës është e zaptuar nga grupet rebele, fronti al-Nusra dhe të tjerë xhihadistë të Shtetit Islamik.
Ndërkohë, një bombardim nga ajri ka vrarë një komandant të lartë të al-Kaedës në Siri, por nuk dihet ende nëse ishte sulm i avionëve rusë apo koalicionit të udhëhequr nga SHBA. Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut bëri të ditur identitetin e tij, ai njihet si Abdul Ibrahim al-Charekh. Moskoordinimi i operacioneve SHBA-Rusi vazhdon, por sipas aktivistëve, vrasja e komandantit të lartë të al-Kaedës është suksesi i fushatës ajrore amerikane.
E ndërsa, sikurse raporton Al-Jazzera dhe aktivistët sirianë, avionët rusë gjatë grevës së tyre në 24 orët e fundit mbi qytetin Homs, kanë vrarë 48 persona, të gjithë pjesëtarë të një familjeje të vetme.
Top Channel