Gjermani, plagoset me thikë kandidatja për kryebashkiake

17/10/2015 20:10

Një prej kandidatëve kryesorë në garën për Bashkinë e Këlnit është plagosur sot me thikë, një sulm ky sipas gjasave i motivuar politikisht. Henriette Reker, kandidate e pavarur e mbështetur nga partia e kancelares Angela Merkel, CDU, është goditur në qafë.

Burime të policisë sqaruan se gjendja shëndetësore e 58-vjeçares mbetet e qëndrueshme, por Reker nuk është krejtësisht jashtë rrezikut.

Agresori mund ta ketë shënjestruar për shkak të rolit që kandidatja ka luajtur në strehimin dhe përkujdesjen ndaj refugjatëve në këtë qytet. Forcat e rendit kanë vënë në pranga një 44-vjeçar gjerman për këtë incident.

I arrestuari është banor i Këlnit dhe sipas raportimeve në media, ai vetë e ka pohuar përpara agjentëve se e kishte goditur zonjën Reker i shtyrë nga motive që kanë të bëjnë me kundërshtinë ndaj të huajve.

Mendohet se i dyshuari, që nuk kishte dosje penale, ka vepruar i vetëm, ndaj dhe policia nuk po kërkon për bashkëpunëtorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA