Palestinezët i vënë flakën vendit të shenjtë hebre

16/10/2015 11:10

Një varr i lashtë i shenjtë për hebrenjtë u dogj, ndërsa përshkallëzimi i tensioneve mes izraelitëve dhe palestinezëve kanë hyrë në ditën e tyre të katërt.

Protestuesit palestinezë i vunë zjarrin zonës ku sipas librit të shenjtë hebre ku ndodhet i varrosur Jozefi, i përmendur edhe në Bibël.

Incidenti ndodhi pak orë pas thirrjes së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që u adresohej autoriteteve palestineze për të ndalur valën e sulmeve ndaj izraelitëve. Fatmirësisht, forcat palestineze të sigurisë arritën të shuajnë flakët pa shkaktuar dëme të parikuperueshme.

Gjatë gjithë muajit tetor janë raportuar sulme thuajse të përditshme që kanë përshkallëzuar valën e incidenteve mes palestinezëve dhe izraelitëve.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Peter Lerner e cilësoi sulmin një “shkelje flagrante të vlerave bazë të lirisë së besimit” dhe tha se Izraeli do të vendosë përpara drejtësisë autorët, si dhe do të riparojë vendin e shenjtë”.

Kjo nuk është hera e parë që varri i Jozefit është në shënjestrën e sulmeve të protestuesve palestinezë. Edhe vitin e kaluar, gjatë konfliktit 50-ditor, protestuesit u përpoqën ta djegin këtë vend, ndërsa në vitin 2000 thuajse ja arritën qëllimit.

Katër ditët e fundit janë regjistruar përleshje dhe incidente në Jeruzalem, Bregun Perëndimor dhe në kufirin mes Rripit të Gazas dhe Izraelit. Shtatë izraelitë dhe të paktën 30 palestinezë kanë gjetur vdekjen nga vala e fundit e sulmeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA