Nigeri, 30 viktima nga një sulm kamikaz në xhami

16/10/2015 16:50

Të paktën 30 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e dy shpërthimeve të fuqishme në një xhami në afërsi të qytetit nigerian Maiduguri. Autoritetet nigeriane thanë se sulmi në këtë qytet verilindor u bë nga dy kamikazë që në koordinim me njëri-tjetrin shkaktuan shumë viktima.

Policia tha se një prej kamikazëve hodhi vetën në erë brenda në xhami në zonën Mulai ndërsa zhvilloheshin ceremonitë fetare. Pasi paniku pushtoi turmën dhe njerëzit përpiqeshin të larghoheshi nga hyrja e xhamisë, kamikazi i dytë hodhi veten në erë mes tyre.

Megjithëse asnjë grup nuk ka marrë ende përsipër përgjegjësinë për sulmin, qyteti Maiduguri ka qenë shpesh objektiv i sulmeve të organziatës terroriste Boko Haram, që në fakt është grupi i vetëm xhihadist që operon në Nigeri.

Autoritetet thanë se kanë nisur hetimet për të zbuluar fajtorët, megjithse s’është aspak e zorshme në Nigeri të drejtosh gishtin nga Boko Haram, ky grup, emri i të cilit përkthehet “Edukimi perëndimor është mëkat”, ka si qëllim që të krijojë një Shtet Islamik në Nigeri, arsye për të cilën prej kohësh është tashmë partner i ngushtë me Shtetin Islamik që vepron në Irak dhe Siri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA