Porno në orar dreke, tashmë e ligjshme

15/10/2015 17:20

Në Itali tashmë është e ligjshme shikimi i filmave me pullë të kuqe nga ana e punonjësve gjatë orarit të pushimit të drekës.

Një gjykatë italiane i dha të drejtë një punonjësi të kompanisë së prodhimit të automjeteve, Fiat, e cila u përpoq të pushonte nga detyra një punonjës të saj pasi e kish zënë duke parë porno në orarin e pushimit të drekës.

Rasti përfundoi në Gjykatën e Kasacionit, gjykata më e lartë italiane, ku punonjësi dëshmoi se shikimi i pornos ishte “thjesht për kureshtje” dhe nuk ndikonte në produktivitetin e tij në detyrën e caktuar.

Në fund, Kasacioni italian i dha të drejtë punonjësit duke argumentuar se të shikosh porno në orarin e pushimit nuk është një shkelje e rregullave të punës që mund të ndëshkohet me pushimin prej saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA