Një dënim i paprecedent është dhënë në Amerikë, vendi që po has shumë pengesa për ndryshimin e ligjit të armëve.
Një tregtar që merrej me shit-blerje armësh, kryesisht pistoleta dhe pushkë, do të duhet të dëmshpërblejë me 6 milionë dollarë dy policë që janë plagosur me armë të dala nga dyqani i tij.
Ka qenë një juri në Uiskonsin që ka vendosur për dëmshpërblimin e madh, pas një padie të bërë nga dy agjentët, që e kanë akuzuar pronarin e “Badger Guns” për neglizhencë dhe për shitje në kushte të lehta të armëve që qarkullonin në qytet.
Por akuza kryesore që rëndon ndaj tregtarit është ajo për armë të shitura tek persona të dyshuar e të sinjalizuar nga policia, por që përdornin emra të rremë.
Pas shkëmbimit të zjarrit ku mbetën të plagosur dy agjentët, kolegët e tyre gjetën në vendin e ngjarjes, një godinë, qindra pistoleta dhe pushkë të shitura nga dyqani i tij.
Top Channel